24-04-2025

Prizren: Në Stacion të Autobusëve hapet kënd leximi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, Stacioni i Autobusëve – Prizren, njoftoi se shpreh mirënjohje të veçantë për Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, dhe posaçërisht për drejtoreshën  Sahadete Kukaj, për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në krijimin e një këndi të leximit në pritoren e udhëtarëve të stacionit.
“Ky kënd leximi është një hap domethënës në përhapjen e kulturës së leximit dhe në krijimin e një ambienti më të pasur për qytetarët e udhëtarët tanë”, thuhet në njoftim. /Gazeta e Prizrenit
 

 

Asnjë koment

Comments are closed.