23-11-2024

Prizren: Nëna kapet me të bijën përdoruese të narkotikëve, vajza dyshohet se e sulmoi fizikisht

Në një familje në Prizren, një vajzë është sot kapur me nënën e saj, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pasi debati mes tyre ka eskaluar, edhe nëna dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj, për shkak të varësisë nga narkotikët.

Posa rasti është denoncuar në Polici, palët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin dhe kanë akuzuar njëra – tjetrën për dhunë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.