Prizren: Nga e hëna nis aplikimi për rregullimin e banimit për familjet skamnore
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2020 ka paraparë linjën buxhetore për projektin e ndarjes së materialit ndërtimor për kulme, ndërtimin e shtëpive dhe meremetimin e shtëpive dhe banesave.
Me këtë projekt mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.
Aplikimi për të përfituar nga ky projekt është i hapur prej datës 06.01.2020 deri më 29.02.2020, njofton drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi./tvpz