25-10-2024

Prizren: Nga sot autobusët ndërurban për Prishtinë nuk do të lëvizin nëpër qytet

Komuna e Prizrenit njofton qytetarët se nga sot autobusët ndërurban që do shkojnë për Prishtinë nuk do të lëvizin nëpër qytet.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen qytetarët se (01.09.2023) do të ndalohet qarkullimi i linjave ndër urbane në unazën rrugore të qytetit të Prizrenit.

Transporti Urban do ta ketë orarin e rregullt çdo 15 minuta (Stacioni Autobusëve – Tabahane – Hamami – Bazhdarhane – Stacioni Autobusëve).

Lëvizja e linjave/dalja nga Stacioni i Autobusëve do të jetë sikur në skicën e prezantuar më poshtë.

Hyrjet në qytet deri në Stacionin e Autobusëve nuk do të ndryshojnë (do të lëvizin sipas linjave).

Linjat e pjesës së Zhupës: Reçanit, Prevallës, Brezovicës etj., do të qarkullojnë sipas linjave/orareve të caktuara, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.