26-11-2024

Prizren: Ngriten 12 aktakuza kundër 15 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Asnjë koment

Comments are closed.