24-11-2024

Prizren: Ngriten aktakuza kundër 7 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 49 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Lexo edhe:

Prizren: Opozita braktis mbledhjen e Kuvendit Komunal, dështon pika për KAB-in

 

Asnjë koment

Comments are closed.