24-11-2024

Prizren: Ngriten aktakuza kundër tetë personave

Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

Nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Asnjë koment

Comments are closed.