27-06-2024

Prizren; Nis ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore

Sot, ka filluar faza e I-rë e punimeve për ndërtimin e objektit të ri për Gjykatën Themelore në Prizren, në rrugën “Tahir Sinani” (në afërsi të tregut dhe ATK-së, e Qendrës për regjistrimin e automjeteve).

Gurëthemeli i këtij objekti është vendosur nga Kryetarja e Gjykatës znj. Emra, dhe Kryesuesi i KGJk-së, Albert Zogaj.

Anëtarët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, drejtorët nga Sekretariati dhe Kryetare të Gjykatave Themelore në Kosovë ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Kryetarja e Gjykatës, znj. Emra, tha se ndërtimi i këtij objekti është i rëndësishëm për të ofruar hapësirën adekuate dhe të duhur për shërbime kualitative dhe efikase për qytetarët dhe palët që marrin shërbime nga Gjykata, dhe se një parakush për qasje të qytetarëve për shërimbe efikase është edhe objekti dhe hapësira e punës.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, tha se angazhimi i KGJK-së, tregon seriozitetin dhe përkushtimin për të mbështetur çdo Gjykatë, dhe se objekti i ri për Gjykatën Themelore në Prizren, do ët jetë në funksion të qytetarëve dhe që do të plotëson kushtet moderne për ofrime cilësore të shërbimeve.

Zogaj u shpresj se në këtë mënyrë, KGJK dhe Gjykata Themelore në Prizren do të jetë në shërbim të qytetarëve për shërbime të besueshme.

Financimi i kësaj Gjykatë është nga KGJK-ja, dhe kjo është faza e I-rë që pritet zë zgjasë dy (2) vite, njofton zyra për informim e Gjykatës Themelore në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.