Prizren: Nisi manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë 2025”
Prizren: Për ta nderuar jetën dhe veprën e heroit të kombit, Remzi Ademaj, sot filloi manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë 2025”.
Manifestimi u hap me një program në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit,
Gjatë kësaj jave, të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, nxënësit e shkollave të Prizrenit garojnë në lëndë të ndryshme dhe zhvillohen gara sportive e kulturore.
Ky manifestim është një mundësi e mirë për t’i frymëzuar brezat e rinj dhe për t’i kujtuar sakrificat e heronjve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës./ Gazeta e Prizrenit