Për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, Qeveria e Kosovës prej sonte ka aplikuar vendimin për rikthimin e orës policore në Prizren dhe tri komuna tjera të vendit.
Kjo bëhet në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në këtë kontekst, nga sonte, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, duhet ta ndërpresin veprimtarinë nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës.