23-11-2024

Prizren: Nis qarkullimi i autobusëve të rinj urban, ku pati kritika për “kurdisje” të tenderit

Sot në Prizren nisën qarkullimin autobusët e rinj urban (me kilometrazh 0) nga operatori privat, për të cilën pati reagime nga opozita dhe në medie për “kurdisje dhe favorizime të dostave” të kryetarit Sh. Totaj, në tenderin përkatës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në rrugët e Prizrenit, filluan funksionimin 15 autobusë.

Sipas operatorit “Efa Tourism LL.C.”këtë javë udhëtimi do të jetë pa pagesë për të gjithë.

Opozita ka ngritur dyshimet siç kanë thënë ata se tenderi u bë në dobi të dostave të Shaqir Totaj

Lëvizja Vetëvendosje, dega Prizren, ka ngritur dyshime se thirrja për këto vija të transportit mund të jetë e kurdisur.

Sipas njoftimeve edhe një operator ka dorëzuar ankesë në Komunë, pasi dyshojnë për kurdisje të tenderit.

Lexo edhe:

“Në dobi të dostave” – Ngriten dyshime për kurdisjen e thirrjes publike për vijat e transportit, Komuna e Prizrenit hesht

 

Asnjë koment

Comments are closed.