29-11-2024

Prizren: Një 41 vjeçar vdes në spital, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.

Raportohet se viktima ishte në trajtim për shkak se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale./IO

Asnjë koment

Comments are closed.