Situata e krijuar pas masave nga Koronavirruesi duket se nuk i ka penguar disa hajdut, madje edhe femra që provojnë veprimet e tyre në çdo kohë.
Kësisoj, një femër nga Shqipëria është arrestuar nga policia për shkak të tentim-vjedhjes në një shtëpi në lagjen Arbana të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, ajo është arrestuar në rastin që ka ndodhur mbrëmjen e të hënës.
“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë e cila ishte kapur në flagrancë duke tentuar të kryej vjedhje në dy shtëpi private”, thuhet në raportin e Policisë.
E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/