Prizren: Një grua dhe një burrë arrestohen për shantazh në lagjen “Arbana”
Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër janë arrestuar në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, për shantazhimin e një viktime mashkull, në kërkim të 15 mijë eurove, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas raportit policor të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë derisa po pranonin të hollat.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.