24-11-2024

Prizren: Një grua raportoi në polici për sulm fizikik nga vëllai dhe nipi

Një grua në Prizren e ka njoftuar policinë të mërkurën se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi i saj.

Referuar raportit policor, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prizren 28.06.2023 – 13:25. Viktima femër kosovar, ka njoftuar policinë, se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nipi, të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.