Prizren: Një i arrestuar për bixhoz
Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për bixhoz.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është hasur në lokalin tij duke zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme”, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri dhe dhjetë tiketa të lojërave.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/