Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për datën 06.12.2025, janë regjistruar disa raste të dhunës në familje, ngacmime dhe fjalosje në Kosovë, njëri në Prizren.

Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke arrestuar tre të dyshuar dhe duke i dërguar ata në mbajtje, ndërsa disa raste janë referuar për lirim me procedurë të rregullt.
“Prizren 06.12.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që, i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./KK
