Prizren: Një i mitur arrestohet, nuk respektoi orën policore
Policia në Prizren ka arrestuar një të mitur për shkak të mosrespektimit të “orës policore”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, mbrëmë rreth orës 22:30.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar masat gjate epidemisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./GazetaePrizrenit.net