Prizren: Një muaj paraburgim për mashtrim
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale detyrim, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në arsyetimin e rastit, thuhet se me datën 03 deri 05.12. 2018, në Prizren, në bashkëveprim me të pandehurin (vëllain e tij )me iniciale P.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, e kanosin seriozisht për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin me iniciale Z.Q., të kryej apo të mos kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij.
Sipas gjykatës, ata fillimisht i kërkojnë shumën në vlerë prej 2.000 (dymijë) euro, gjoja për shkak të një borxhi që i dëmtuari i kishte të pandehurve, më pas i dërgojnë mesazhe kërcënuese përmes telefonit, të cilin e posedon i pandehuri me iniciale P.D., duke e kërcënuar me fjalë, e me që i dëmtuari nuk del në takim, përsëri i dërgojnë mesazhe kërcënuese.