Policia informoi sot se u arrestua një person për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Prizren.
“Lidhur me rastin, më 10.05.2023 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar.”, bëri të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 7 maj.
Ndryshe, policia pat raportuar se të dielën në mesnatë ka ndodhur një rrahje masive në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku janë përfshirë dy grupe prej rreth 15 personave.
Gjatë përleshjes që nisi për shkak të një rasti të vjedhjes që ishte përfshirë njëri nga të dyshuarit, janë përdorur mjete të forta e armë zjarri. Nëntë nga të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim policor, kurse të tjerët në spital.