Prizren: Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.
Personi sipas Policisë është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.
Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.