Prizren: Një person tenton t’i jap fund jetës me armë zjarri – e shpëton vëllai
Prizren: Një person tentoi t’i jap fund jetës, por fatmirësisht vëllai i tij arriti që ta ndalojë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit e kishte marrë një armë zjarri dhe ka tentuar që të bëjë vetëvrasje.
Posa vëllai i tij e ka kuptuar që diçka nuk është në rregull, i ka shkuar nga pas 44-vjeçarit dhe ka arritur që në momentin kur ai kishte nxjerrë armën, t’ia largojë nga duart.
Sipas burimeve të Sinjalit, si pasojë e tentativës së vëllait të viktimës për ta parandaluar këtë akt, arma ka shkrepur në dhomë, por askush nuk është lënduar.
Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi është iniciuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.