24-11-2024

Prizren: Opozita braktis mbledhjen e Kuvendit Komunal, dështon pika për KAB-in

Anëtarët e opozitës nga Vetëvendosje dhe LDK, sot e kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit Komunal (KK), duke shkaktuar mungesë kuorumi, çka bëri të dështoi edhe senaca, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo ndodhi në pikën kur po diskutohej në pikën për Kornizën Afatmesme Buxhetore.

“Kjo kornizë buxhetore nuk përmban asgjë për mirëqenien e qytetarëve. I gjithë buxjeti është koncentuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, pasi aty bëhet afsalti, kupëzat e betonizimi”, tha ndër të tjera shefi i grupit të VV-së, Karanfil Axhillari i cili tha se partia e tij nuk është e interesuar ta bëj kuorumin.

Pas kësaj e lëshuan mbledhjen edhe anëtarët e LDK-së./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.