25-11-2024

Prizren: Pa opozitën, Kuvendi Komunal vazhdoi seancën e ndërprerë

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot e vazhdoi seancën e ndërprerë të enjten, ndonëse kuvendarët e opozitës munguan.

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha, njoftoi rreth draft-vendimit për subvencionimin e qirasë për familjet të cilat nuk kanë mundësi të bëjnë pagesën, që sipas tij, lehtëson kushtet për banim të qëndrueshëm për familje dhe individë me gjendje të rëndë ekonomike dhe nuk mund t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave, dhe kanë nevojë për ndihmë institucionale.

Po ashtu  edhe Kornizëa Afatmesme Buxhetore 2024- 2026, për të cilen pati kritika opozita, është miratuar nga kuvendarët e pranishëm në seancë.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.