27-11-2024

Prizren: Para të falsifikuara deponohen për disa muaj në një bankë

Një zyrtar i bankës ka raportuar se nga të dyshuar të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në datat 05.04.2022 deri më 19.01.2023, në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.

“Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga të dyshuar të ndryshëm, janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara: 57 x 1 €, 199 x 2 €, 1 x 20 € dhe 1 x 500  €, të gjitha janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Ndërkaq sipas raportit rasti vazhdon të hetohet./IS

Asnjë koment

Comments are closed.