Prizren: Paraburgim ndaj burrit që dyshohet se kanosi dhe rrahu bashkëshorten
Një muaj paraburgim i është caktuar burrit që dyshohet se ka kanosur dhe ka rrahur bashkëshorten e tij në Prizren.
Paraburgimi i është caktuar nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime të lehta bashkëshortes.
“Nga data 14 gusht e në vazhdimësi i pandehuri E.E., e kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarës ‘kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën, me mua nuk e keni lehtë dhe nuk ka me ju dal mirë’ me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit./BD