24-11-2024

Prizren: Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ndodhi të shtunën në Prizren.

Ai ra në prangat e policisë dy ditë pas vrasjes.

Siç bën të ditur gjykata në Prizren, A.G dyshohet për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, dhe  “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai dyshohet se e ka kryer vrasjen para syve të gruas dhe vajzes 8-vjeçare të viktimës.

Asnjë koment

Comments are closed.