Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të miturit H.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Dhuna në familje dhe Sulm ndaj personit zyrtar.
Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ashtu që kjo masë të miturit do t;i llogaritet prej datës 13.02.2021 deri me datën 14.03.2021.
“Me datë 13 shkurt, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, fillimisht duke i kanosur verbalisht, e më pas edhe e ka sulmuar babanë e tij, dhe më pas ka ndërmarrë veprime për ta djegur edhe objektin kolektiv ku i njëjti banon me familje, gjithashtu i mituri ditën kritike ka rezistuar edhe zyrtarëve Policor ashtu që duke i sulmuar njërit i shkakton edhe lëndime trupore dhe në vazhdimësi ka shfaqur agresivitet ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj babait të tij”, thuhet në njoftim.