25-11-2024

Prizren: Paraburgim për falsifikim të diplomave të shkollës

Përmes një komunikate për media, njoftohet se nga fillimi i vitit 2018, e deri më datën 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq në bashkëkryerje me të pandehurin me iniciale A.R., përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve origjinale, ashtu që duke qenë në bashkim të një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucionet përkatëse, merren vesh fillimisht me të pandehurit me iniciale M.H. dhe D.G. të cilat kërkesa gojore këta të fundit i përcjellin tek i pandehuri me iniciale A.R., i cili më pas i përcjell tek i pandehuri me iniciale M.B. dhe ky i fundit i falsifikon dokumentet në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma falëse të shkollave të mesme, në kundërvlerë të pagesave prej 1300 deri në 2000 euro për diplomë.

Asnjë koment

Comments are closed.