24-11-2024

Prizren: Paraburgim për sulm ndaj të dashurës

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgim për një muaj ndaj të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë truporë.

Në kumtesën e Gjykatës thuhet se të pandehurit me inicialet A.M, nga Mamusha i është caktuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti dy ditë më parë, në shtëpinë e tij, me dashje i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës me iniciale F.M.

“E dëmtuara F.M pas një mosmarrëveshje që kishte me të pandehurin A.M, me të cilin edhe ishte në lidhje, ishte sulmuar nga ku i fundit, i cili e kishte goditur me grusht në pjesë të ndryshime të trupit”, thuhet në kumtesë.

Asnjë koment

Comments are closed.