Prizren: Paraburgim personit që grabiti në një pompë derivatesh
Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit S.H nën dyshimet se ka kryer veprën penale grabitje.
S.H. më 3 mars të këtij viti ishte futur në një pompë të derivateve së bashku me një person tjetër dhe kishin grabitur 1.500 euro. Të dytë më pas ishin larguar. I pandehuri është kapur tri ditë pasi ka kryer veprën penale ndërkohë më pas ka pranuar veprën e kryer.