Prizren: Paraburgim personit që sulmoi shtandin e peticioneve kundër hidrocentraleve
Gjykata ka vlerësuar se me këtë rast, i dyshuari ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Sipas kumtesës së GJTH-së, V.B. dyshohet se “me datë 31.10.2019, rreth orës 13:10, saktësisht në sheshin ‘Shatërvan’, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit kanë qenë të vendosur në vendin e lartcekur me një tendë duke mbledhur nënshkrime për një peticion kundër hidrocentraleve në lumenj, i pandehuri me dashje i ka sulmuar të dëmtuarit dhe i ka kanosur me fjalët ‘ikni prej këtu se këtu është vendi ku parkohet treni’ si dhe ‘ka me ju vra’. Po ashtu me këtë rast ia ka dëmtuar objektin montazh dhe mjete të përshtatshme siç janë shkopi i bejsbollit dhe me një thikë, më pas ju drejtohet të dëmtarëve për t’i goditur, por ndalet nga disa kalimtarë të rastit dhe nuk arrin që t’i godas të njëjtit”.