28-11-2024

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për vjedhje dhe mbajtje të armëve

Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vjedhja” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

Referuar njoftimit, me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit.

“Më datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin: Një monitor të kompjuterit, nëntë telefona ‘demo’; dhe tre tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas kontrollit është gjetur se i njëjti pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një karikator brenda saj dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç ‘rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht.

Asnjë koment

Comments are closed.