29-11-2024

Prizren: Paraburgim të dyshuarit që mashtroi me viza

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.H., që po dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe kanosje.

Sipas njoftimit, nga marsi i 2022-s deri në dhjetor, i pandehuri nëpërmjet paraqitjes së rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin A.A., duke i premtuar rregullim të vizës sllovake për djalin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Prizrenit bëri të ditur se për vizë, i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit në vazhdimësi të holla, derisa shuma totale kap vlerën e 17 mijë euro.

I dëmtuari ia ka dërguar paratë H.H. nëpërmjet transaksioneve bankare, ndërsa në datat 16 dhe 17 dhjetor 2022-s, i pandehuri e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit në gjuhën boshnjake me fjalët “do të të masakroj”.

I pandehuri do të qëndrojë për një muaj në paraburgim.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.