10-11-2024

Prizren: PDK-AAK akuzojnë Drejtorinë e Arsimit për punësim pa konkurs

Ata kanë shprehur publikisht qëndrimin se pas lirimit të një vendi të punës në ShFMU “Emin Duraku”, nga DKA-ja është dërguar një mësuese që të punojë, pa u shpallur konkursi. Mirëpo pretendimet e partive opozitare janë hedhur poshtë nga udhëheqësja e DKA-së, që ka theksuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për themelim të marrëdhënies së punës pa konkurs publik, pasi që mësimdhënësja në fjalë është në listën e pagave të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe se është angazhuar përkohësisht në shkollën “Emin Duraku”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka shprehur qëndrimin se DKA-ja ka dërguar në shkollën e lartpërmendur një mësuese, të pranuar pa konkurs.

“Pas lirimit të një vendi pune në shkollën ‘Emin Duraku’ nga DKA-ja në Prizren është dërguar një mësuese, inicialet e së cilës janë A. C., e cila është pranuar pa konkurs dhe vazhdon të punojë. A është ky standard, i cili është premtuar nga koalicioni në pushtet i udhëhequr nga VV-ja?”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se rastin e ka të konfirmuar, dhe ka nënvizuar se praktika të tilla nuk duhet të ndodhin në arsimin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.