Prizren: Pensionohet Drejtori i Financave në Universitetin “Ukshin Hoti”, Azem Ramadani
Me anë te një postimi në faqen e tyre zyrtare, me rastin e pensionimit të Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa, Azem Ramadani, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij.
Më tej në këtë postim thuhet se për vite me radhë, Ramadani, ka udhëhequr me përkushtim dhe profesionalizëm, duke siguruar një menaxhim të qëndrueshëm financiar dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë. “E falënderojmë për punën e palodhur dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tij , thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Universitetit”Ukshin Hoti” në Prizren.