Prizren: Pensionohet veprimtari, ish-gazetari e pedagogu Mehmet Balaj
Prizren: Është pensionuar, Mehmet Balaj, pedagog i Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Ymer Prizreni”, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Krahas kontributit në arsim për dekada, ai është dalluar për veprimtari atdhetare, ndërsa pas luftës ka punuar edhe si gazetar në agjencinë e lajmeve “KosovaPress” etj.
Ishte drejtor në shfmu “Fatmir Berisha” në Prizren.
Angazhimi i tij është vlerësuar edhe nga udhëheqësit e shkollës, “Y. Prizreni”, prej të cilës edhe doli në pension.
“Duke qenë njohës i mirë si pedagog i shkollës, me një qasje serioze dhe me një bashkëpunim tepër korrekt me stafin udhëheqës të shkollës, kemi arritur të tregojmë rezultate të mira në shkollë dhe kemi arritur të jemi ndër shkollat e mira, në komunë, dhe edhe më gjerë”, shkroi ndër të tjera, Myvedete Gavazaj, drejtoreshë. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe: