Prizren: Pensionohet Xhelal Susuri, drejtor disavjeçar i shkollës teknike “11 Marsi”
Pas një pune dhe angazhimi në arsim, është pensionuar drejtori disavjeçar i shkollës së mesme të lartë teknike në Prizren, Xhelal Susuri, raporton Gazeta e Prizrenit
Ai ka dhënë një kontribut në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, ndërsa deri sa qe në krye të menaxhimit, ia ngriti perfomancën shkollës teknike në Prizren, duke e pajisur me kabinetet dhe përafruar me standarde të BE-së.
Punën dhe angazhimin e tij e ka vlerësuar edhe Afrim Tejeci, kryetari i Odës së Prizrenit, ku Susuri bashkëpunoi mbi 15 vite si partner i Odës Zejtare Prizrenit dhe & Hanwerkskammer Koblenz Gjermanisë.
“Derisa ju uroj shëndet e të mira, ne do të kemi nevojë për këshillat e mendimet e juaja, të cilat shpresojmë që asnjëherë nuk do të mungoni në aktivitetet tona të Odës së Prizrenit & Handwerkskammer Koblenz Germany në fushën e Arsimit Aftësimit Profesional…’’ ka shkruar ai. /Gazeta e Prizrenit