10-01-2026

Prizren: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në rastin BSK në Gjykatë

Njërit prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë seancës dëgjimore që po mbahet në Gjykatën e Prizrenit, raporton TV Prizreni.


 I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Asnjë koment

Comments are closed.