23-11-2024

Prizren: Përleshen dy nxënës në një shkollë fillore, theret me thikë njëri

Sot paradite në njërën nga shkollat fillore të komunës së Prizrenit, si pasojë e përleshjes një nxënës ka mbetur i therur me thikë.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta në këtë përleshje janë përfshirë dy nxënës nën moshën 14-vjeçare.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi duke bërë me dije se njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Për shkak se fëmijët janë nën moshën 14 vjec nuk kanë përgjegjësi penale, andaj rasti do të përfundoj vetëm me një raport informues për prokurorin’, tha tutje Bytyqi.

Asnjë koment

Comments are closed.