23-12-2024

Prizren: Përleshje me thika, 24-vjeçari theret në krah

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, që përfundoi me një të arrestuar. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një 24-vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, teksa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes dy palëve, që kaloi në sulm fizik, ashtu që i dyshuari 35-vjeçar ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë të përdorur në rast, ndërkohë që i dyshuari ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për përleshjen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.