Si pasojë e një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, janë përleshur fizikisht mes vete shtatë të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit
Policia ka njoftuar se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Burime njoftuan se bëhet fjalë për mosmarrëveshje në mes të argjendarëve, si pasojë e konkurrencës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ne mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.