Prizren: Pesë të arrestuar, mes tyre një femër dhe një i arratisur nga burgu
Pesë persona, në mesin e tyre një femër dhe një tjetër i kërkuar për arratisje nga Burgu janë arrestuar gjatë një aksioni të organizuar të policisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës dhe se ata janë dërguar për vuajtjen e dënimit në burgje.
Arrestimi është bërë në raste të veçanta në orët e mëngjesit të djeshëm, ndërsa në rast pasdite:
-Në rrugën “Enver Hadri” – Prizren në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
-Rr. “Hoxhë Tahsini”- Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
-Rr. “Mehdi Bardhi”, Prizren, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Lipjanit, është arrestuar i kërkuari për arratisje nga burgu i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
-Rr. “Mehdi Bardhi”-Prizren, në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar e kërkuara femër K/Shqiptare, e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Ndërkaq në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, rreth orës 14:30, nga një shtet tjetër, është ekstradua i kërkuari shqiptar, dhe është dërguar në vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës./GazetaePrizrenit.net/