Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M. SH., nga fshati Lipovec, dhe B. Z. nga fshati Demjan, të dy nga Komuna e Gjakovës, për shkak të veprës penale grabitje në bashkëkryerje, dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton Gazeta e Prizrenit.
Të akuzuarit me iniciale M.SH. dhe B.Z. gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite si dhe veç e veç dënimi me gjobë në shumën me nga 500 (pesëqind) euro.
Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se me datën 16.07.2019, rrethe orës 04:20 minuta në fshatin Piranë, të Prizrenit, në pikën e karburanteve “Shell”, të akuzuarit me përdorim të forcës dhe të kanosjes me armë e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshëm pasurin e luajtshme e pompës së derivateve “Shell”, në Piranë,
“Të akuzuarit maskohen dhe armatosen dhe me veturë “VË Golf 5”, me targa të vendosura vetëm përpara të vjedhura 07-165-CM nga një automjet tjetër vijnë me shpejtësi të vrullshëm në pikën e karburanteve “Shell” me ç ‘rast i akuzuari i parë me iniciale M.SH. me pistoletë ka hyrë në marketin e kësaj pike dhe nën kërcënim të armës e godet dhe e shtrinë në tokë punëtorin me iniciale J.M. dhe bërtet duke e sharë, ashtu që grabit kasafortën në të cilën ka pasur para në shumën prej 757.000 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) euro dhe merr disa pako të cigareve “Ëinston” , thuhet në kumtesës.
Më tej thuhet se i akuzuari i dytë me iniciale B.Z. i cili po ashtu ishte i maskuar drejton pushkën automatike AK 47 duke kërkuara të holla punëtorit me iniciale J.B. i cili gjendej në kabinë dhe pasi i akuzuari i parë me iniciale M.SH. del nga marketi me kasafortë, këta me shpejtësi hynë në veturë dhe nisen në drejtim të Gjakovës duke e dëmtuar pompën e derivateve “Shell” në fshatin Piranë në shumën prej 757.000 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) euro. / GazetaePrizrenit.net/