Prizren: Plaçkitet një grua nga një person i maskuar me armë
Një grua ka raportuar në polici në Prizren, se një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parash.
Të njëjtit janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, teksa tjetri ishte nxitës i veprës penale.
Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Prizren 12.02.2023 – 14:11. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parashë. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.