Prizren: Pla*goset me armë 28-vjeçari, dyshohet se është qëlluar nga vetura në lëvizje
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Rreth orës 23:15, gjatë patrullimit në rrugën Ismail Kryeziu, policia ka dëgjuar të shtëna dhe ka lokalizuar menjëherë një person të plagosur.
Viktima, G. Shala, rreth 28 vjeçar, është gjetur me dy plagë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Prizrenit, raporton Sinjali. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Bazuar në informacionet e para, dyshohet se Shala, është qëlluar nga një veturë “Audi” e bardhë, e cila ka qenë në lëvizje. Personi i plagosur ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin dhe se ngjarja ka ndodhur papritur, ndërsa ai po ecte në trotuar.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren. Personi i dyshuar ende nuk është identifikuar./G.S
