Prizren: Detaje për tentimvra*sjen e një personi, që dyshohet se u qëllua armë nga trotineti në lëvizje
Një i dyshuar tentoi të vrasë një person, mbrëmë në Prizren.
Derisa viktima ishte duke udhëtuar me veturë, i dyshuari që po lëvizte me trotinet shtiu me armë në drejtim të tij.
Sipas policisë, viktima është plagosur në të dy këmbët, me ç’rast është dërguar për trajtim në spital.
Viktima raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime” deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”
