24-11-2024

Prizren: Policia e arreston një person, shpërndante propagandë rreth koronavirusit

Policia e Kosovës ka arretur një person në Prizren i cili ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Kemi të ndaluar një person për incizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka incizuar fqinjinin e tij dhe e ka postuar një rrjetet sociale. Ka bërë panik pa arsye”,

ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Personi në fjalë kishte inçizuar fqinjin e tij dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me koronavirus.

Osmnollaj thotë se i dyshuari është ndaluar, dhe me urdhër të prokurorit është cilësuar si inçizim i kundërligjshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.