24-11-2024

Prizren: Policia jep detaje rreth rastit të dyshuar për vetëvrasje

Mbrëmë, pak pas orës 21:00 në Polici është raportuar një gjetjen e një personi pa shenja jete në fshatin Poslisht të Prizrenit, ndërsa dyshohet për  vetëvrasje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, dyshohet për një 51 vjeçar.  Burime të portalit mësojnë se bëhet fjalë për Muharrem Alushajn (profesor dhe ish-veteran i UÇK-së.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh sot ka dhënë disa detaje rreth rastit:

Fsh. Poslisht, Prizren 23.04.2023 – 21:05. Raportohet se në shtëpinë e tij  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

 

Asnjë koment

Comments are closed.