10-09-2025

Prizren: Policia konfirmoi vdekjen e 71-vjeçarit, që dyshohet se ra nga Kalaja

Një person 71 vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Rastin për portalin Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Sipas tij, sot pak pas orës 11:00, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca.
Viktima është M.K, i lindur në vitin 1954.

“Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”, tha Bytyqi.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarje”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.